×
  • Sport
  • Sport

    S’ka më dyshime, zbulohet skuadra e re e Pogbas

    Reporteri
    28 Korrik 2019 | 18:35

    Pol Pogba është një nga emrat më të përfolur në këtë merkato, teksa pak kohë më parë ka deklaruar se do të largohet nga Manchester United.

    Largimi i tij nga “djajtë e kuq” është i pashmangshëm, dhe sipas asaj që shkruan “Diario As”, mesfushori francez është shumë pranë transferimit tek Real Madridi.

    United është pranë nënshkrimit me Bruno Fernandez dhe Milinkoviç-Saviç, dhe pikërisht blerja e dy lojtarëve, pritet të financohet nga shitja e 24-vjeçarit.

    Pogba ka një dëshirë të madhe për të fituar Topin e Artë, dhe mendon se vetëm tek madrilenët mund t’ia arrijë.

    Thuhet se francezi do të ketë pagën që aktualisht mban Bejl tek Reali, pra 14.5 milionë euro në sezon.

    U fol se për lojtarin interesohej edhe Juventusi, por mesfushori ka vendosur që karrierën e tij ta vazhdojë në Spanjë, nën urdhrat e një legjende tjetër franceze, si Zinedin Zidane.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!