Pas një loje me përplot tensione, Kosova ka humbur ndeshjen kualifikuese ndaj Rumanisë, me rezultat përfundimtar 2:0.
Golin e parë për Rumaninë e shënoi rumuni Nicolae Stanciu, në minutën e 83-të të ndeshjes, e që u përcoll me një tjetër gol nga Mihalia, dhjetë minuta pas, në minutën e 93-të të lojës shtesë, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Me këtë humbje, Kosova ka humbur edhe shpresat për një kualifikim të mundshëm në Euro 2024.
Si pjesë e Grupit I, kombëtarja jonë aktualisht mban pozitën e parafundit në grup, me 4 pikë, dy më shumë se Andorra.
Përfaqësuesja e Kosovës e kishte startuar pjesën e dytë të lojës me një lojtar më pak, pasi Vedat Muriqi u përjashtua me karton të kuq.
Muriqi veçse kishte një karton të verdhë, ndërsa të kuqin e mori sonte pasi goditi me bërryl lojtarin kundërshtar.
Kujtojmë se ndeshja Kosovë-Rumani po përcillet me shumë tensione. Ajo u ndërpre për pak minuta për të vazhduar sërish pas thirrjeve nacionaliste të tifozëve rumunë “Kosova është Serbi”.
Kjo shkaktoi që referi Willy Delajod të urdhërojë largimin e lojtarëve drejt zhveshtores.
Megjithatë, pas pak minutash futbollistët u kthyern në stadium.
Në fushë të lojës janë shtuar edhe forcat e sigurisë, sidomos te binat ku ndodhen tifozët rumunë.
Tabelën e kryeson kombëtarja e Zvicrës. /Reporteri.net/.
Mesazhet nacionaliste në stadiumin rumun, reagon ministri Çeku: Kjo është një thirrje për gjenocid