×
  • Sport
  • Sport

    S’ka rikthim të Ronaldos në Real Madrid

    Reporteri
    17 Gusht 2021 | 18:18

    E ardhmja e Cristiano Ronaldos mbetet e paqartë. Sipas “El Chiringuito”, sulmuesi portugez i është ofruar Real Madridit, megjithatë presidenti Florentino Perez e ka mohuar një rikthim të tij.


    Sipas raportit, Cristiano Ronaldo do të ishte i gatshëm të ulte pagën. Sidoqoftë, problemi qëndron se Florentino Perez nuk do të pranojë.

    Ai beson se CR7 është një legjendë e klubit, por nuk mendon se rikthimi i tij është ajo çfarë klubi ka nevojë.

    Ishte trajneri i “Los Blancos”, Carlo Ancelotti i cili mohoi se ka kërkuar rikthimin e yllit portugez.

    Qëllimi i Perez është transferimi i Mbappes. Dy javë para mbylljes së afatit kalimtar, francezi mbetet ende një lojtar i PSG-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!