Liverpooli është shumë afër titullit kampion këtë sezon, teksa është shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit në kampionat.
Tashmë Premier Liga është pezulluar dhe ekipi i Klopit po pret rinisjen e tij, për të vazhduar drejt titullit. Megjithatë një lajm aspak i mirë për Liverpoolin vjen nga “The Athletic”.
Ky burim shkruan se disa klube të Premier Ligës kanë kërkuar anulimin përfundimtar, për shkak të problemeve që kanë hasur për shkak të Koronavirusit.
Një lajm ky shumë i keq për Liverpulin, që është afër titullit që mungon prej rreth 30 vitesh.
Drejtuesit e federatës duken të bindur që të vazhdojnë kampionatin dhe mendohet se nuk do i marrin shumë në konsideratë kërkesat për anulimin e kampionatit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.