Tifozët “Kuq e Zi” dhe “Plisat” nuk u lejuan të futeshin në “Air Albania” në ndeshjen e Shqipërisë kundër Serbisë.
Megjithatë, biletë vetëm përmes një telefonate siguroi modelja Xhuliana Nura. Të paktën kështu ka bërë të ditur Xhuli në emisionin “Favorit” në T7.
“Fati është pak edhe qysh e bojsh punën. Unë kam punu për me kanë në çdo lojë të kombëtares së Shqipërisë, me vite të tana. Unë rrjedhi nga një familje shumë sportiste, vetë kam qenë sportiste. Nuk e di a muna me thanë publikisht, Armando Dukës ia bëra një telefonatë, i thash më fal më vyjnë 9 bileta, unë nuk e kam marrë me short. Përmes njoftësisë e kam marrë, është keq”, deklaroi ajo.
Në studio ka reaguar tifozi i “Kuq e Zi” duke e quajtur të padrejt mënyrën se si i ka ndarë biletat FSHF’ja.
“Çka me folë, direkt e tha edhe vetë që e ka telefonu edhe e ka marrë. Tash, pa dasht me të nënçmu asnjëherë as ty as një shqiptar, direkt qysh në fillim është shumë zhgënjyese si për mu si për ata tifozë që janë që 21 vjet që e përkrahim kombëtaren dënohemi dhe jemi jashtë, e ti me një telefon e siguron biletën. Është shumë e rëndë dhe shumë e keqe”, deklaroi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.