Vushtrria ka mposhtur dje Fushë Kosovën në “Ferki Aliu” me rezultat të ngushtë 1-0 anipse ishin me një futbollist më pak.
Klubi vushtrrias mbështetet gjithnjë nga publiku i shumtë, por hijeshinë e ndeshjes e ka prishur Besart Veseli, futbollisti më skandaloz i skuadrës së Vushtrrisë, shkruan Reporteri.net
Besart Veseli ka shqelmuar kundërshtarin e tij gjersa ai ishte i shtrirë në tokë. Referi i ndeshjes kishte ndërprerë ndeshjen për një faul por siç duket, Veseli ishte i frustruar nga zhagitja e lojës dhe bëri një gjest të shëmtuar.
Po të mos ishte për ndërhyrjen e futbollistëve të tjerë me siguri se ai do ta rrahte edhe më shumë.
Besart Veseli njihet për temperamentin e ashpër të tij, madje nuk i intereson nëse ka lënë ekipën në baltë. Se çfarë sheh tek ky futbollist këtë e di më së miri trajneri i Vushtrrisë, Samuel Nikaj.
Kujtojmë që Vushtrria është shumë afër inkuadrimit në Superligën e Kosovës pasi është në vendin e parë me plot 8 pikë më shumë se përcjellësi më i afërt Besa./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.