×
  • Sport
  • Sport

    S’kanë fund telashet te Interi, ylli i skuadrës dënohet me 3 ndeshje pasi ofendoi gjyqtarin

    Reporteri
    25 Qershor 2020 | 13:53

    Nuk kanë fund lajmet negative për Interit.


    Pas barazimit të djeshëm 3-3 ndaj Sassuolos dhe largimit akoma më shumë nga gara për titullin kampion, zikaltërit kanë marrë një tjetër lajm të keq.

    Gjykata sportive në Itali ka dënuar me 3 ndeshje pezullim mbrojtësin Skriniar dhe një ndeshje trajnerin Conte. Mbrojtësi sllovak u dënua me karton të kuq (dy kartona të verdhë) pasi ndërhyri ashpër ndaj kundërshtarit.

    Gjatë këtij momenti arbitri kryesor e nxori me karton të kuq, ndërsa Skriniar e ka ofenduar dhe kjo I ka kushtuar 3 ndeshje. Tashmë trajneri Conte duhet të bëjë llogaritë pa një nga mbrojtësit kryesor të skuadrës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!