×
  • Sport
  • Sport

    Skënderbeu pritet të përfitojë nga shitja e mundshme e Fidan Alitit

    Reporteri
    03 Maj 2020 | 19:16

    Fidan Aliti është pranë hapit të madh në karrierë.


    Ish-mbrojtësi i Skënderbeut, shtylla e Kombëtares së Kosovës, ka përfunduar në radarët e gjigandëve turqë, Beshiktash.

    Lajmi i bujshëm publikohet nga mediat turke sipas të cilave, Aliti pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit nga Stambolli të cilët do ta bëjnë një tentativë për ta afruar atë në Superligën turke.

    Aktualisht Aliti aktivizohet në kampionatin suedez me skuadrën e Kalmar me të cilët ka zhvilluar një sezon pozitiv.

    Faqja e specializuar transfermarkt e vlerëson kartonin e Alitit 550 mijë euro një shifër mëse e përballueshme kjo për një klub si Besiktasi.

    Aliti u largua nga Skënderbeu një vit më parë për rreth 150 mijë euro dhe sipas Super Sport, korçarët kanë ruajtur një përqindje (25%) të kartonit të 26-vjeçarit dhe mund të përfitojnë të ardhura të tjera nga rishitja e tij.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!