Edhe pesë medalje (dy të arta, dy të argjendta dhe një e bronztë) për skitarët e Kosovës për kategoritë e reja në garën ndërkombëtare të FIS-it, që po mbahet në Mavrovë. Garat sot u mbajtën në disiplinën e sllallomit të madh.
“Edhe një garë tjetër e suksesshme për përfaqësuesen e Kosovës për të rinj në garën e FIS-it – Mavrovë në disiplinën e sllallomit të madh.
Rezultatet e arritura: U-14 Lirika Deva zuri vendin e parë; Elena Hoxha – vendi i tretë.
U-14 Klos Vokshi – vendi i parë; U-16 Era Deva – vendi i dytë; Etna Nura – vendi i katërt dhe U-16 Dren Spahiu renditet i dyti”, njofton Federata Skitare e Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.