×
  • Sport
  • Sport

    Skuadra daneze vjen me iden interesant, se si do t’i fusin 10 mijë tifozë në stadium

    Reporteri
    19 Prill 2020 | 15:19

    Klubi danez, Midtjylland po mendon një zgjidhje ideale, që t’i kenë afër tifozët kur të zhvillohen ndeshjet.


    Drejtuesit e klubit danez, kanë gjetur një zgjidhje, që do i lejonte 10 mijë tifozë që ishin afër skuadrës kur luan në shtëpi, por jo brenda në stadium.

    Futbolli pritet të rikthehet shumë shpejt, por sigurisht për shkak të Koronavirusit, ndeshjet do të luhen pa tifozë.

    Midtjilland po mendon që kur futbolli të rinisë, të lejojë rreth 2 mijë makina me tifozë brenda të parkohen afër stadiumit, teksa do vihen edhe monitorë të mëdhenj, që të shikojnë skuadrën e tyre kur luan, ku do të ketë edhe një koment drejtpërdrejt për të gjithë tifozët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!