×
  • Sport
  • Sport

    Skuadra e madhe italiane pas Gareth Bale

    Reporteri
    22 Korrik 2019 | 17:21
    MADRID, SPAIN - APRIL 28: Gareth Bale of Real Madrid looks on during the La Liga match between Rayo Vallecano de Madrid and Real Madrid CF at Campo de Futbol de Vallecas on April 28, 2019 in Madrid, Spain. (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

    Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, në një konferencë për media hapur e tha se nuk llogaritë në shërbimet e uellsianit Gareth Bale.


    Pas kësaj plotë skuadra shprehën interesimin për 11 e galaktikëve.

    Përveç ish-skuadrës së tij, Tottenham, tash shërbimet e Bale po i dëshiron edhe një klub i madh Italian.

    Fjala është për Interin që synon sezonin e ri t’ia rrëmbejë Juventusit titullin që prej vitesh e mbanë në shtëpi.

    Dhe trajneri i ri i “Neroazzurëve” Antonio Conte do ta kishte më të mundur triumfin nëse arrinë transferimin e Bale dhe të sulmuesit aktual të Manchester United, Romelu Lukaku me të cilin janë shumë afër marrëveshjes.

    Kujtojmë se Bale ka shënuar 102 gola dhe ka shtuar 64 asistime në gjashtë vite me ‘Los Blancos’, duke fituar tri Liga të Kampionëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!