×
  • Sport
  • Sport

    Skuadra shqiptare në finale të kupës së Malit të Zi

    Reporteri
    05 Maj 2021 | 22:32

    Skuadra shqiptare Deçiqi nga Tuzi është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Malit të Zi në futboll.


    Historike për skuadrën shqiptare, e cila po mahnit të gjithë me lojërat që po tregon në kampionat dhe në garat e Kupës, që ka një president Pal Dreshajn.

    Deçiqi si vendas sonte ka triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Iskrës nga Danillovgradi, ndërsa sfida e parë gjysmëfinale kishte përfunduar pa gola (0:0).

    Futbollisti Danilo Peshukiç shënoi në minutën e 51-të për fitoren e madhe të skuadrës shqiptare.

    Në finale Deçiqi do të ndeshet kundër Buduçnostit nga Podgorica.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!