Qeveria e Spanjës ka thënë se ka arritur marrëveshje me ligën e futbollit të vendit dhe me federatën që skuadrat e futbollit të kthehen në stërvitje.
Qeveria megjithatë nuk ka dhënë ndonjë datë se kur skuadrat mund të kthehen në fushat e futbollit. Është thënë se kjo do të varet nga zhvillimet lidhur me koronavirusin dhe nga një vendim i autoriteteve shëndetësore.
Protokolle strikte do të ndiqen kur skuadrat të vazhdojnë me stërvitje. Liga spanjolle dhe federata kanë formuar protokollin e shëndetësisë për kthim në stërvitje. Liga spanjolle ka thënë se ndeshjet nuk pritet të zhvillohen deri në fund të majit dhe se ato do të luhen në stadiume pa shikues.
Njoftimi është dhënë pas një takimi që ka zgjatur rreth tetë orë dhe që është mbajtur në fundjavë.
“Daily Mail” ka shkruar se skuadrat spanjolle do të kthehen në stërvitje menjëherë.
Në Gjermani skuadrat e futbollit kanë nisur me stërvitje kohë më parë, por me kushte të veçanta dhe në grupe të vogla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.