Edhe më tutje vazhdon të diskutohet mënyra sesi do të mbyllen kampionatet vendore.
Përderisa fillimisht UEFA ishte e prerë duke urdhëruar federatat që t’i mbyllin kampionatet në fushën e lojës, tani paksa është zbutur, përcjell GazetaBlic.
Ajo ka propozuar që nëse kampionatet e secilit vend, për një arsye ose tjetrën, nuk arrijnë ta përfundojnë edicionin 2019/2020, renditja aktuale tabelare të vendos për skuadrat që do të kualifikohen në kompeticionet evropiane
Ky pritet të jetë një vendim aq edhe i favorshë për ekipet e mëdha që kishin gjasat matematikore për pozitat e katërta.
Në Spanjë, Atletico Madridi do të mbetej jashtë, pasi Sociedadi është i katërti. Në Angli, Arsenali e Manchester United, kurse në Itali, Roma, Napoli dhe Milan do të mbetnin jashtë turneut më të mad për klube në kontinentin e vjetër.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.