Vedat Muriqi pritet që ta vesh fanellën e Lazios sezonin e ri.
Kosovari ka arritur marrëveshje me Lazion ku do të përfitojë 2.8 milionë euro pagë derisa Lazio do të paguan deri në 20 milionë euro.
Sipas ekspertit të transfereve në Itali, Gianluca Di Marzio marrëveshja është arritur në mes të Lazio dhe Fenerbahçës dhe kosovari do të luajë për blutë e Romës sezonin e ri.
#Muriqi è della @OfficialSSLazio, accordo totale appena trovato con il @Fenerbahce #calciomercato @SkySport
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) September 5, 2020
Vedat Muriqi është përfolur që nga fillimi i verës për një kalim në Itali derisa bisedimet kishin stagnuar për shkak se Fenerbahçe kërkonte më shumë para në momentet e fundit për të.
Marrëveshjen për Muriqin e ka konfirmuar edhe gazetari tjetër i njohur italian, Fabrizio Romane që e ka quajtur transferimin e Muriqin punë të “kryer në Lazio”.
Vedat Muriqi to Lazio, done deal. Total agreement reached with Fenerbahçe. Paperworks time between the two clubs. Here we go 🤝🔵 @DiMarzio @SkySport #Lazio #Fenerbahce #transfers
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 5, 2020
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.