Slovan Bratislava fitoi ndeshjen e parë të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Evropës kundër Feronikelit, me rezultat 2:1.
Golat për skuadrën vendase i shënuan Nono (9’) dhe Sporar (61’), ndërsa golin tejet të rëndësishëm për kampionët e Kosovës e shënoi Mendurim Hoti në minutën e 67-të.
Pjesën e parë më mirë e nisën sllovakët duke dominuar lehtësisht ndeshjen, por pa krijuar ndonjë rast konkret falë organizimit të mirë të “Xehtarëve”.
Megjithatë, në minutën e nëntë akordohet një goditje dënimi për Slovan Bratislavën pas një ndërhyrje të Albert Dabiqajt, të cilën spanjolli Nono e konkretizon me gol.
Në vazhdim, të dyja skuadrat kishin rastet e tyre, por pjesa e parë u mbyll me rezultat minimal 1:0.Pjesa e dytë nisi me ritëm të njëjtë, ku të dyja skuadrat tentonin ta gjenin golin.
Në minutën e 60-të, gjyqtari Papadopoulos akordoi penallti të dyshimtë pas ndërhyrjes së Lapidar Lladrovcit në Sporar, i cili arriti ta mposhtë portierin Florjan Smakiqi nga pika e bardhë.
Tutje, Feronikeli nuk u dorëzua derisa gjeti golin e parë në minutën e 67-të.
Pas një harkimi nga Yll Hoxha, Mendurim Hoti arriti të shënojë golin e shpresës, derisa me rezultat 2:1 u mbyll ndeshja e sotme.
Ndeshja e kthimit në Prishtinë zhvillohet pas një jave, ndërkaq ‘Niklit’ i duhet fitorja 1:0 për të kaluar tutje.