×
  • Sport
  • Sport

    S’mjaftojnë 90 minuta, Suedia dhe Ukraina shkojnë në vazhdime

    Reporteri
    29 Qershor 2021 | 22:49

    90 minutat e rregullta nuk e kanë sjellë fituesin në përballjen ndërmjet Suedisë dhe Ukrainës.


    Rezultati i kohës së rregullt të ndeshjes ka përfunduar baras 1-1.

    Kësisoj, ndeshja që po zhvillohet në Glasgow të Skocisë ka shkuar në vazhdime dy herë nga 15 minuta.

    Në rast se as në vazhdime nuk do të ketë fitues, atëherë skuadra çerekfinaliste e “Euro2020” do të përcaktohet pas ekzekutimit të penalltive.

    Golin e parë e realizoi Zinchenko për Ukrainën në minutën e 27-të.

    Ndërkohë që për skandinavët realizoi lojtari më në formë, Forsberg nga distanca.

    Vlen të ceket se në pjesën e dytë shtylla është goditur plotë tri herë.

    Dy herë nga lojtarët suedezë dhe një herë nga ukrainasit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!