Ish-kryetrajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer e ka pranuar se kthimi i Cristiano Ronaldos në klub gjatë verës së vitit 2021 nuk funksionoi, por norvegjezi ka thënë se i qëndron vendimit për ta kthyer në Old Trafford.
Ronaldo mendohej se ishte afër kalimit te Manchester City nga Juventusi para se Unitedi të ndërhynte dhe të transferonte portugezin, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Ai realizoi 24 gola në sezonin 2021-2022, por në sezonin tjetër realizoi vetëm 3 gola në 16 paraqitje, para se të shkëputej kontrata nga klubi për shkak të intervistës së famshme me Piers Morgan.
Solskjaer e ka pranuar se kishte shumë vështirësi në ndryshimi ne stilit të lojës pas transferimit të Ronaldos, teksa ka shtuar se kishte disa komplikime të tjera që u krijuan pas transferimit të tij.
“Filluam të mendonim për ndryshimin se si të bënim presion dhe ndryshuam disa gjëra. Ronaldo ishte ndryshe nga Martiali, ose kur luanim me Greenwoodin e Rashfordin”, ka thënë norvegjezi në emisionin The Overlap.
“Pjesë e transferimit të Ronaldos ishte që ta merrnim pasionin e tij, por kjo komplikoi gjërat. Kishim sulmuesit e rinj që mund të mësonin nga më i miri”, ka shtuar Solskjaer.
“Kur erdhi në klub, më tha që të luaja me të në tri ndeshje me radhë, dhe pastaj ta mbaja në bankë për ndeshjen e katërt, por ishte aq i pasionuar sa kur e bëra këtë, atij nuk i erdhi mirë”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.