Serie A mbyll xhiron e 34-të me derbin Juventus – Lazio.
Juve do t’i bëjë nikoqirin skuadrës së Lazio, e cila deri më herët në këtë sezon rivalizoi për titullin e kampionit, shkruan lajmi.net.
Ndeshjet pas pandemisë Covid-19 bënë që Lazio të humb ritmin dhe tanimë vështirë se Juve mund të rrëzohet nga kreu i tabelës.
Skuadrat kanë të sigurt kualifikimin në Ligën e Kampionëve, kështu që kjo ndeshje e sontme luhet për prestigjin.
Ndeshja mes Juventus dhe Lazio luhet me fillim nga ora 21:45, në ‘Allianz Stadium’.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.