×
  • Sport
  • Sport / Nga ora 18:30

    Sonte superderbi Liverpool – Arsenal, e gjithë vëmendja në “Anfield”

    Reporteri
    23 Dhjetor 2023 | 9:43

    Derbi i javës së 18-të në Premierligë do tē zhvillohet sonte mes Liverpoolit dhe Arsenalit.

    Njëherit, kjo përballje vlerësohet edhe si kryesorja e kësaj jave në top ligat evropiane.

    Ndeshja pritet të jetë mjaft interesante, ashtu siç kanë qenë thuajse të gjitha tjerat në të kaluarën.

    Arsenali është lider në tabelë me 39 pikë, një më shumë se Liverpooli i vendit të tretë. Aston Villa, që renditet e dyta, ka momentalisht një ndeshje më shumë.

    “Topçinjtë” udhëtojnë për këtë ndeshje pas fitores ndaj Brightonit xhiron e kaluar, derisa “Të Kuqtë” luajtën baras me Manchester Unitedin.

    Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta ka bilanc prej katër fitoreve e një humbjeje në pesë ndeshjet e fundit në kampionat.

    Ndërsa, të udhëhequrit e Jurgen Klopp nuk njohin humbje në pesë ndeshjet e fundit në Premierligë, duke regjistruar tri fitore e dy barazime.

    Ndeshja mes Liverpoolit dhe Arsenalit do të zhvillohet në “Anfield”, me fillim prej orës 18:30.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!