Sadio Mane është njëri nga lojtarët më të mirë që ka Liverpooli, por për Kloppin senegalezi në takimin e tyre të parë dukej si reper dhe se kjo ishte arsyeja pse ai nuk ia dha mundësinë te Dortmundi
Klopp ka thënë se për herë të parë Manen e ka takuar në Dortmund, por që nuk i kishte lënë mbresa pamja e tij, që ngjasonte si një reper, shkruan Reporteri.net
“Më kujtohet takimi im i parë me Sadion. Ishte në Dortmund. Ishte një djalë shumë i ri i ulur aty,” ka thënë Klopp.
“Ai dukej si një reper në fillimet e tij. Unë mendova: ‘Nuk kam kohë për këtë’. Ekipi ynë atëkohe nuk ishte i keq,”.
Por, gjërat ndryshuan dhe pas disa vitesh Klopp e solli Manen në Liverpool nga Southamptoni dhe tani senegalezi është njëri nga më të mirët te ‘Të Kuqtë’. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.