×
  • Sport
  • Sport

    Sot gjashtë vite me parë, Hajvalia sfidonte Barcelonën për transferimin e Suarezit

    Reporteri
    01 Korrik 2020 | 16:48

    Gjashtë vjet më parë UEFA dhe FIFA e kishin dënuar Luis Suarezin me katër muaj mos-lojë pasi kishte kafshuar në krahë futbollistin italian, Chiellinin.


    Barcelona dëshironte transferimin e tij por nuk do të mund ta fuste në lojë Suarezin deri në muajin tetor.

    Duke e parë këtë situatë, klubi i Hajvalisë kishte tentuar që ta transferonte sulmuesin nga Uruguai.

    Këtë e kishte konfirmuar edhe drejtori i atëhershëm i klubit kosovar, Xhavit Pacolli.

    “Suarez nuk mund të luajë në 4 muajt e ardhshëm. Meqë ne nuk jemi ende të pranuar në FIFA ai mund të luajë për ne. Ne do ta dërgojmë një ofertë në drejtim të Liverpoolit”, ishte shprehur Pacolli për ‘Sport Plus’.

    Besohet se Hajvalia do të ia jepte 25 mijë funta Liverpool-it dhe Suarezi do të kishte pagë prej 1200 funta.

    Por, ky transferim asnjëherë nuk ndodhi pasi Barcelona e bleu Suarezin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!