×
  • Sport
  • Sport

    Sot luhet ndeshja Gjilani – Dukagjini

    Reporteri
    02 Nëntor 2024 | 9:38

    Sot luhet një ndeshje e xhiros së 12-të të Albi Mall Superligës e Kosovës.

    Gjilani e pret Dukagjinin në shtëpi, në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin me bari artificial.

    Të dielën luhen dy ndeshje, Suhareka pret Dritën, ndërsa Prishtina e pret Ferizajn.

    Kurse të hënën zhvillohen dy ndeshjet e fundit, ku Feronikeli ’74 është nikoqir i Ballkanit, ndërsa Malisheva e pret Llapin.

    Të gjitha ndeshjet pritet të fillojnë nga ora 13:00. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!