Yje të futbollit shqiptar, por edhe figura të ndryshme publike, do të luajnë të shtunën (sonte, 20:00) në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Në njërën anë do të jetë ekipi i Granit Xhakës me shokë dhe në anën tjetër ekipi i Milot Rashicës me shokë.
Xhaka është kapiten i Zvicrës dhe lojtar i Arsenalit, ndërsa Rashica është yll i Kosovës dhe i Werder Bremenit.
Kjo ndeshje reviale është një prej shumë aktiviteteve me të cilat po shënohet 20-vjetori i çlirimit të Prishtinës.
Ndeshjen e organizojnë Komuna e Prishtinës dhe FFK-ja.
Sipas FFK-së, hyrja në tribunat pas portave do të jetë falas, ndërsa bileta për tribunën lindore do të kushtojë 2 euro. Për tribunën perëndimore, bileta kushton 3 euro, ndërsa të hyrat nga biletat do të ndahen për përkrahjen e 10 familjeve në nevojë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.