×
  • Sport
  • Sport / Kombëtarja në futboll

    Sot në ditën e pavarësisë Kosova bëhet me trajner të ri

    Reporteri
    17 Shkurt 2024 | 9:18

    Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se sot nga ora 14:00 do të prezantohet trajneri i ri i kombëtares.

    Emri i cili është përfolur në media gjatë ditës për postin e trajnerit është ai i Franco Fodës, i cili është raportuar se dje ka arritur dje në Prishtinë.

    Pozita e trajnerit të “Dardanëve” ka mbetur e zbrazët pasi nuk iu vazhdua kontrata Primozh Glihës, i cili nuk pati rezultate.

    Përndryshe, Kombëtarja e Kosovës ka aranzhuar tri ndeshje miqësore, ku dy prej tyre do t’i zhvillojë në muajin mars dhe një tjetër në qershor.

    Ndeshjen e parë do ta luajnë më 22 mars në Yerevan ku përballë do ta kenë Armeninë, ndërsa më 26 mars do të ndeshen kundër Hungarisë në Budapest.

    Ndërkaq, testin e radhës, Kosova do ta ketë më 5 qershor, ku do të luajë kundër Norvegjisë, në Oslo

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!