×
  • Sport
  • Sport

    Sot zhvillohen 3 ndeshje në kuadër të Superligës së Kosovës

    Reporteri
    20 Qershor 2020 | 8:22

    Xhiroja e 25-të në Superligën e Kosovës filloi dje me fitoren e Dritës ndaj Ferizajt me rezultat 2-0, ndërkaq sot do të luhen 3 ndeshje tjera


    Drenica e pret në shtëpi Flamurtarin në një ndeshje ku skuadra nga kryeqyteti ka nevojë më shumë për pikë pasi është duke luftuar për mbijetesë, shkruan Reporteri.net

    Gjilani që synon të vazhdojë me fitore e pret në shtëpi Vushtrrinë, e cila nga edicioni i ardhshëm pritet që të garojë në Ligën e Parë.

    Ndeshja tjetër që luhet sot është ajo ndërmjet Prishtinës dhe Dukagjinit, ku ‘Plisat’ synojnë fitoren e radhës dhe të vazhdojnë luftën për titull me Dritën.

    Ndeshjet fillojnë nga ora 17:00, në përjashtim të Prishtinës e cila do të luajë nga ora 19:00. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!