×
  • Sport
  • Sport

    Southamptoni rikthehet në Premierligë

    Reporteri
    26 Maj 2024 | 18:33

    Southampton ka fituar finalen e playoff-it të Championship dhe ka siguruar një vend në sezonin e ardhshëm të Ligës Premier.

    Saints u bashkohen Ipswich Town dhe Leicester Cityt drejt elitës së futbollit të Anglisë.

    Southampton është rikthyer në Ligën Premier pasi mposhti 1-0 Leeds në Wembley, duke fituar falë një goli të Adam Armstrong në pjesën e parë të finales.

    The Saints mund të mos kenë qenë në garë për promovim automatik për pjesën më të madhe të sezonit, por askush nuk mund të dyshojë se kur kishte vërtet rëndësi ata u rritën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!