×
  • Sport
  • Sport

    Spanja dhe Polonia luajnë për fitoren e parë, formacionet zyrtare

    Reporteri
    19 Qershor 2021 | 20:03

    Kombëtarja e Spanjës dhe ajo e Polonisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e dytë të Grupit E në Euro 2020.


    La Roja dhe polakët janë gati për një përballje të fortë e cila pritet të zhvillohet në ‘Estadio de La Cartuja’ të Sevillas me fillim nga ora 21:00.

    Ekipi i Luis Enriques vjen në këtë ndeshje pas një barazimi befasues me Suedinë dhe do të luajë me çdo kusht për fitoren e parë në këtë Kampionat Evropian.

    Në anën tjetër, Polonia është mposhtur nga Sllovakia në ndeshjen e parë dhe synon të marrë pikët e para në këtë Euro 2020, pse jo edhe të befasojë.

    Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

    Te Spanja titullar luajnë emra si Jordi Alba dhe Koke, ndërsa te Polonia yje si Robert Lewandowski dhe Woijcech Sczcesny.

    Spanja: Simon; Llorente, Laporte, Pau Torres, Alba; Koke, Rodri, Pedri; Moreno, Torres, Olmo;

    Polonia: Szczesny; Bereszynski, Glik, Bednarek; Jozwiak, Moder, Zielinski, Klich, Puchacz; Lewandowski, Swiderski.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!