×
  • Sport
  • Sport

    Spanja më të saktë nga penaltitë, eliminon Zvicrën dhe kualfikohet në gjysmëfinale të “Euro 2020”

    Reporteri
    02 Korrik 2021 | 20:49

    Spanja është gjysmëfinalisti i parë në Kampionatin Evropian.


    120 minuta lojë u mbyllën me rezultatin e barabartë, 1-1 dhe gjithçka u vendos pas ekzekutimit të penalltive.

    Nga 11 metershet më të mirët i treguan spanjollët, duke triumfuar 3-1.

    Ishte një ndeshje e zjarrtë për 120 minuta.

    Pjesën e parë dominoi më shumë Spanja dhe kështu e gjeti golin e epërsisë në minutën e tetë, që u shënua si autogol pas devijimit të Zakarias. 1-0 për Spanjën u mbyll pjesa e parë.

    Në pjesën e dytë Zvicra u duk krejt tjetër skuadër dhe pas një loje të bukur dhe disa tentimeve, e gjetën golin e barazimit, shënoi për 1-1 Xherdan Shaqiri për 1-1 në minutën e 68’.

    Pak minuta më vonë, në atë të 78’ Zvicra mbeti me një lojtar më pak në fushë, Remo Freuler ndërhyri ashpër në Gerrard Moreno, duke u përjashtuar direkt me të kuq.

    Sikur nuk i mjaftoi kjo Zvicrës që pak më vonë, mbeti edhe pa Xherdan Shaqirin, i cili u zëvendësua shkaku i disa shqetësimeve në gjurin e djathtë.

    Ashtu si koha e rregullt, edhe 30 minuta vazhdime u mbyllen me rezultatin e barabartë 1-1.

    Me një lojtar më shumë në vazhdime, Spanja e kërkoi vazhdimisht golin duke sulmuar non stop portën e Sommer, por portieri i Zvicrës bëri pritje fantastike duke pritur goditje të njëpasnjëshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!