“El Clasico” ka nisur furishëm, pasi janë shënuar tre gola brenda 18 minutash .
Goli i parë u shënua pas 5 minutash lojë, ku Reali kaloi në epërsi pas një penaltie të fituar nga Mbappe.
Është pikërisht sulmuesi francez që penaltinë e shndërroi në gol dhe i dha epërsinë ekipit të tij, shkruan Reporteri.net.
Kurse në minutën e 14-të, Mbappe shënoi edhe golin e dytë të tij në ndeshje.
Por, Barcelona ngushtoi epërsinë në 1-2 me golin e Eric Garcia.
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.