Ballkani e ka mposhtur 2-1 Prishtinë në kryendeshjen e javës së nëntë në Superligën e Kosovës në futboll
Skuadra e Ismet Munishit bëri një përmbysje sensacionale duke e mposhtur Prishtinë me dy gola të shënuar në fund të ndeshjes nga Mevlan Zeka, shkruan Reporteri.net
Otto John kaloi në epërsi Prishtinën në minutën 34-të dhe me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Ballkani bëri disa ndryshime dhe luftoi deri në fund për një rezultat pozitiv.
Mevlan Zeka ishte heroi i ‘Xhebrailave’ duke barazuar rezultatin në minutën e 84-të dhe më pas shënoi golin e fitores në minutën e 95-të.
Në dy ndeshjet tjera që u luajtën sot Gjilani dhe Drenica arritën që të fitonin nga 3 pikë.
Gjilani e mposhti Besën me rezultat 1-0, derisa Drenica fitoi me rezultat 2-1 ndaj Trepçës ’89.
Ballkani vazhdon të jetë lider i Superligës tani me 22 pikë. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.