×
  • Sport
  • Sport

    Spektakël nga Bad News Eagles, fitojnë lojën e parë ndaj ekipit gjerman “Gamer Legion”

    Reporteri
    09 Prill 2023 | 12:18

    Bad News Eagles kanë fituar ndeshjen e parë ndaj GamerLegion.

    Skuadra shqiptare shkëlqeu në mapin ‘Mirage’ duke triumfuar me rezultat 16:7, pas një paraqitje fantastike nga të gjithë lojtarët.

    Më i dalluari nga ‘Shqiponjat’ deri më tani ishte Flatron ‘juanflatroo’ Halimi me 27 vrasje, kurse pas tij ishte Dionis ‘sinnopsyy’ Budeci me 17 të tilla.

    Ndërkaq, te skuadra kundërshtare më i disponuari ishte Mihai ‘iM’ Ivan me 19 vrasje.

    Ndeshja tjetër do të zhvillohet në mapin e zgjedhur nga GamerLegion ‘Ancient’.

    Fituesi i këtij dueli ‘Bo3’ do të kualifikohet në ‘Legends Stage’ të kompeticionit më të madh në botë në CS:GO, Major Paris.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!