×
  • Sport
  • Sport

    Italia pas 9 vitesh në finale të Evropianit, e mposhtë me penallti Spanjën që ia mohoi titullin në 2012-ën

    Reporteri
    06 Korrik 2021 | 23:40

    Kombëtarja e Italisë është kualifikuar për në finale të Evropianit 2020.


    Kjo ndeshje arriti që të vendosej në penallti, pas 120 minutave të zhvilluara në Wembley të Londrës, ku Italia arriti të shënojë 4 herë përmes 11-metërshit.

    90 minutat e parë përfunduan me barazim, me Italinë që shënoi e para përmes Chiesas, dhe më pas, pas 20 minutave, shënoi Alvaro Morata për të barazuar gjithçka.

    Kombëtarja italiane do të përballet me fituesin e Anglisë dhe Danimarkës, ndeshje kjo që do të zhvillohet mbrëmjen e nesërme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!