×
  • Sport
  • Sport

    Spikeri që ngatërroi himnin e Shqipërisë i gatshëm të marrë përsipër pasojat e gabimit të tmerrshëm

    Reporteri
    11 Shtator 2019 | 19:08

    Ajo që ndodhi ditën e shtunë në “Stade De France” bëri xhiron e botës dhe e vuri në një pozitë shumë të sikletshme Francës, e cila kërkoi ndjesë zyrtarisht te pala shqiptare për ngatërrimin e himnit përpara sfidës Francë-Shqipëri, ndërsa gafa u bë edhe më e rëndë për shkak se spikeri i stadiumit e ngatërroi Shqipërinë edhe me Armeninë në momentin që po sqaronte situatën nga fonia e impiantit.

    Por cili është ai? Quhet Frank Stanislas Andre Barzhin, mban nofkën Maks Kampo dhe njihet nga të gjithë si Maksi i stadiumit “Stade de France”. Ish-drejtues radiofonik dhe DJ i njohur në Francë, prej shtatorit të vitit 2010 mban zyrtarisht detyrën e animtorit të impiantit më të madh transalpin.

    Në një prononcim për “L’Equipe”, ndër të tjera ai ka thënë: “Nuk kam fjetur dy netë dhe ndjehem tmerrësisht keq për atë që ndodhi. Ishte një gabim shumë i rëndë nga ana ime dhe jam gati të marr përsipër pasojat që ky gabim mund të sjellë,” theksoi 50-vjeçari.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!