×
  • Sport
  • Sport

    S’shënoi qe nëntë ndeshje, Ronaldo ia jep penalltinë Manes

    Reporteri
    26 Shkurt 2025 | 13:40

    Al Nassr iu rikthye fitores pas humbjes së pabesueshme në shtëpi nga Al Ettifaq.

    Në fitoren me rezultat 2:0 kundër Al Wehda spikati paraqitja fenomenale e Cristiano Ronaldos.

    Ylli portugez arriti ta zhbllokonte rezultatin me të nisur pjesa e dytë pas një gjuajtjeje me kokë.

    Por, 40 vjeçari ishte protagonist me një gjest të bukur.

    Në minutat shtesë, Al Nassr e fitoi një penallti për shkak të prekjes me dorë të një lojtari në zonën e rreptësisë pas një goditjeje nga goditja e lirë e Ronaldos.

    Dhe, ish-futbollisti i Sporting Lisbonës, Manchester Unitedit, Real Madridit dhe Juventusit i befasoi dhe i emocionoi të gjithë kur e tregoi gjentilesën dhe zemërgjerësinë e tij duke ia dhënë penalltinë Sadio Manes.

    Shoku i skuadrës, dikur pjesë e Liverpoolit, nuk po shënonte në nëntë ndeshje radhazi.

    Dhe, CR7, ndonëse një gjuajtës i lindur i penalltive, ia mundësoi sulmuesit senegalez zhbllokimin për t’ia siguruar fitoren ekipit nga Riyadh.

    Ronaldo arriti në kuotën e 925 golave dhe tash është 75 gola nga numri jubilar prej 1000 golash në karrierë./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!