×
  • Sport
  • Sport

    Stadiumet e zbrazëta në Botërorin e Klubeve, veç 97 shikues në fillim të lojës

    Reporteri
    18 Qershor 2025 | 14:15

    Kupa e re e Botës për Klubeve, aq shumë e dashur për FIFA-n ka nevojë për diskutim.

    Ky kompeticion dhe format i ri në fakt po has në vështirësi për të bindur në aspektin e interesimit të publikut, në aspektin e atmosferës.

    Pamjet e pjesëve të stadiumeve të zbrazëta gjatë ndeshjeve të klubeve të nivelit të lartë, bëjnë që realiteti të jetë larg ambicieve dhe pritshmërive, në garën që po mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Rezultati? Një klimë e ftohtë, larg ambientit dhe pasionit që është dashur ta ketë një garë e tillë.

    Mungesa e publikut po reflekton edhe në ritmin e lojës: lojtarët po lëvizin në stadiume mjaftueshëm të mëdhenj, por të heshtur, ndërsa po dëgjohen thirrjet dhe të bërtiturat e trajnerëve si të ishin duke e bërë këtë në fushën e stërvitjeve.

    Duket sikur të ishim kthyer në kohën e koronavirusit.

    Një rast konkret ishte ai i ndeshjes mes Ulsan Hyundai dhe Mamelodi Sundoëns: 97 spektatorë (e keni lexuar mirë) në fillim, e më pas në pjesën e dytë 3.412 spektatorë, në një impiant me një kapacitet prej 25.000 ulësesh./Express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!