×
  • Sport
  • Sport / E thotë ministri Çeku

    Stadiumi i Gjilanit po bëhet, ndahen 15 milionë euro për ndërtimin e tij

    Reporteri
    16 Shtator 2023 | 12:31

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë se stadiumi i Gjilanit po bëhet.

    Çeku njofttoi se në marrëveshjen e sotme, me kryetarin e kësaj komune, Alban Hyseni, kanë ndarë 15 milionë euro për ndërtimin e stadiumit.

    “Stadiumi i Gjilanit po bëhet. Planifikimi i duhur është thelbësor për suksesin e çdo projekti dhe këtë e kemi bërë me Stadiumin e Gjilanit dhe do të vazhdojmë ta bëjmë me secilin projekt infrastrukturor që e fillojmë. Kështu po sigurohemi se ajo çfarë ka ndodhur në qeverisjet e kaluara të mos përsëritet më”, shkroi Çeku.

    “Projekti përfundimtar i Stadiumit të Gjilanit, i cili mungonte, tash është hartuar dhe i gatshëm për zbatim ndërsa buxheti i nevojshëm për financimin e zbatimit veçse është siguruar”.

    “Në marrëveshjen e sotme me kryetarin Alban Hyseni, zotuam 15 milionë euro për ndërtimin e stadiumit. Procedurat e nevojshme për zbatimin e projektit do të fillojnë menjëherë dhe punimet në tërësi do të nisin sa më pare”.

    “Për shkeljet që janë gjetur në të kaluarën e këtij stadiumi, tanimë të kualifikuara si të tilla edhe nga Zyra Kombëtare e Auditimit, ndaj palëve të përfshira po përgatitet kallëzim penal”.

    Ai theksoi se me vendosmëri po e realizojnë planin investiv për Lojërat Mesdhetare 2030.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!