Ka mjaftuar të bije një shi dhe Stadiumin e Qytetit në Gjilan e ka vërshuar uji. Punimet që po ndodhin në stadium kanë bërë që uji të vërshojë afër fushës.
Uji që rridhte nga jashtë stadiumit dhe nga brendia derdhej e mblidhej mu para bankinës, ku zakonisht qëndron ekipi mysafir, kurse edhe hyrja dhe dalja e lojtarëve brenda zhveshtoresh ishte vështirësuar dukshëm.
Drejtues të SC Gjilani, që ishin organizatorë të ndeshjes së fundit, që ekipi i tyre e zhvilloi kundër Feroniklit, kishin ndërtuar një lloj ure, për të kaluar lojtarët nga bankina në fushë dhe anasjelltas.
Një gjendje e tillë ka kohë që është krijuar, kurse gjendja nuk është më e mirë as jashtë Stadiumit të Qytetit, ku ka një kaos në parkimin e automjeteve, ku mbeturinat janë të pranishme gjithkah e bashkë me to edhe dhe që është nxjerrë nga gërryerjet brenda stadiumit, grumbuj bari të kositur e çka jo tjetër, që gjithsesi se jep një pamje të shëmtuar në të hyrë të stadiumit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.