×
  • Sport
  • Sport

    Statistikat fenomenale të Hadërgjonajt në ndeshjen e sotme kundër Antalyaspor

    Reporteri
    07 Nëntor 2020 | 17:13

    Florent Hadërgjonaj vazhdon me formën fenomenale te skuadra e re, ani pse kjo e fundit sot nuk arriti që t’i rrëmbejë të trija pikët.


    Gjithsesi, Kasimpasa, deri në çastet e fundit ishte duke avansuar 2-1, por në minutën e 91′, udhëtuesit shënojnë për t’i regjistruar shifrat përfundimtare.

    Djaloshi kosovar u paraqit për 90′, teksa ishte një nga më të rëndësishmit e skuadrës.

    Ai u vlerësua me notën 7.1, që është mbi mesataren. Përfaqësuesi “verdhë e kaltër” përgjatë ndeshjes krijoi një shans për gol, ndërpreu tri aksione të kundërshtarëve, dhuroi tetë topa të gjatë, ndërsa shënoi një përqindja relativisht të mirë të saktësisë së pasimeve, respektivisht 78.9%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!