Ylli i Manchester Cityt dhe Anglisë, Raheem Sterling mendon se fitimi i Euro 2020 do të ishte arritja më e madhe në karrierën e tij.
Sterling ka fituar tre tituj të Ligës Premier me Cityn, por një triumf ndërkombëtar do të trumbetonte suksesin e tij të brendshëm.
Është vet sulmuesi anësor, i cili ka thënë një gjë të tillë, duke e cilësuar fitimin e mundshëm të Euro 2020 si arritjen më të madhe.
“Mendoj se fitimi i diçkaje me ekipin kombëtar, Anglinë, do të ishte padyshim arritja më e madhe që mund të bëj”, ka thënë fillimisht Sterling.
“Dua të them, jo unë, por ekipi mund të arrijë”.
“Ndjehem sikur fiton gjëra me klubet e tua dhe e di se është një arritje e madhe, por kjo është në një shkallë më të madhe”.
“Ju jeni duke përfaqësuar një komb, një vend, kështu që për të arritur diçka me Anglinë do të ishte gjëja më e madhe të ndodhte në karrierën time të futbollit”, përfundoi sulmuesi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.