Skuadra e promovuar në ligë këtë sezon, Suhareka do ta mirëpresë  skuadrën e Dukagjinit të Klinës në ndeshjen e parë të xhiros së dytë.

Ditën e nesërme në program do të jenë edhe dy ndeshje të tjera, Malisheva – Ferizaj dhe Feronikeli – Llapi.

Ndërkohë, xhiron e dytë do ta mbyllë dueli Gjilani – Ballkani që zhvillohet të hënën.

Reklamë

Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës do të shtyhet për një datë tjetër, pasi klubi gjilanas u kualifikua për në rrethin e tretë të Ligës së Konferencës.

Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiro zhvillohen nga ora 17:00.