×
  • Sport
  • Sport

    Suhareka merr një pikë në udhëtim te Prishtina në debutimin e Superligës

    Reporteri
    11 Gusht 2024 | 21:27

    Prishtina dhe Suhareka e kanë nisur me barazim pa gola sezonin 2024/25 në Albi Mall Superligën e Kosovës.

    Kryeqytetasit e kishin ndeshjen vazhdimisht nën kontroll, por që nuk ia dolën t’i konkretizonin rastet e tyre.

    Pas pesë minutash lojë, Prishtina rrezikoi me anë të Sunday, por që goditja e tij nuk ishte e saktë.

    Vendasit tentuan nëpërmjet Krasniqit të shënonin, por portieri i Suharekës ishte i vëmendshëm.

    Në 45 minutat e dytë, sërish Sunday provoi, por Ozdogan ishte në vend.

    Rastin e parë serioz për Suharekën e krijoi Mevlan Zeka (72’), mirëpo Ardit Nika nuk lejoi befasi.

    Krasniqi i Prishtinës sërish nuk arriti të shënonte nga afërsia, duke lëshuar një rast ideal shënimi.

    Ky është një barazim i vlefshëm për Suharekën, që debuton në elitën e futbollit kosovar, duke marrë një pikë të madhe në udhëtim te skuadra më e trofeshme në vendin tonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!