Sulmuesi i West Brom, Charlie Austin sot është konfirmuar se është me coronavirus.
Ish-sulmuesi i Southampton ka thënë disa fjalë paralajmëruese për njerëzit në Mbretërinë e Bashkuar, duke u bërë thirrje të gjithëve që ‘ta marrin këtë seriozisht’ pasi temperatura e tij është rritur deri në 39.7 gradë celsius, ndërsa gjithashtu përjetoi djersitje të ftohta.
“Ndihesha sikur dikush kishte hedhur një kovë me ujë mbi mua”.
“Para se të filloja të ndjeja simptomat të shtunën, unë isha në telefon me nënën e gruas time, Bianca dhe i thashë asaj se shpresoja që nëse dikush në familjen tonë do ta merrte këtë virus isha unë”.
“Ndjeva sikur isha i aftë dhe i shëndetshëm dhe unë mund ta trajtoja”.
“Një javë më vonë dhe unë do t’i thosha kujtdo, madje edhe atyre që janë në moshën 20 dhe 30 vjeçare, mos e merrni lehtë – është serioze”.
“Unë nuk e konsideroja coronavirusin seriozisht. Por është jashtëzakonisht serioz dhe duhet ta shohim si të tillë”, ka thënë Austin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.