Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Azdren Llullaku i cili aktivizohet tek Shakhter Soligorsk në Bjellorusi ka folur i shqetësuar për mënyrën sesi po verpon shteti Bjellorus në lidhje me situatën e COVID-19.
Edhe pse rastet janë më shumë 50, Bjellorusia nuk ka marr asnjë masë drastike si vendet e tjera europiane e ndërsa shkollat, futbolli e çdo gjë tjetër vazhdon normalisht, këshilla e vetme është të lajnë duart.
“Ata nuk po e kuptojnë situatën. Unë mundohem të jem i kujdesshëm. Shkoj që stërvitem, luaj dhe pastaj mbyllem në shtëpi. Dal vetëm për të bërë Pazar. Por, këtu nuk ka shqetësim, shkollat janë hapur, qendrat tregtare dhe palestrat gjithashtu.
“Njerëzit shkojnë përreth gjithë ditës pa ndonjë frikë, gjithçka është normale. Këshilla e vetme është të lajmë duart. Tani janë 50 raste dhe një lojtar nga një ekip tjetër ka dal pozitiv, por as kjo nuk shërbeu që të ndalohej futbollit”, ka thënë Llullaku për Gianluca di Marzio.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.