Sulmuesi kosovar, Agim Zeka është transferuar te skuadra e Bundesligës së Austrisë, Austria e Vjenës, është bërë e ditur të mërkurën në faqen zyrtare të klubit.
Ai te skuadra e Austrisë është transferuar si lojtar i lirë.
Ish-sulmuesi i U-21 të Shqipërisë së fundi ishte pjesë e skuadrës belge, Royal Mouscron. Drejtori i përgjithshëm i Austrisë së Vjenës, Peter Stoger ka thënë se 22-vjeçari është lojtar me perspektivë dhe i duhet klubit në këto momente të vështira që po kalon klubi shkaku i lëndimeve të shumta.
“Ne kemi sjellë një lojtar të ri që në të kaluarën ka luajtur për U-21 e Shqipërisë. Ai na forcon dhe është një alternativë tjetër për trajnerin. Kohët e fundit kemi humbur disa lojtarë në përgatitje për shkak të lëndimeve dhe kemi reaguar mirë brenda mundësive tona financiare”, ka thënë Soger. Zeka në të kaluarën ka luajtur edhe për të rinjtë e Prishtinës, Skënderbeut, Lille B, Varzim, Fortuna Sittard.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.