Lajme aspak të mira vijnë rreth dëmtimit të Arbër Zenelit.
Anësori i Reimes, i cili është ndër lojtarët më të mirë te Kosova, ka pësuar një lëndim jo të lehtë në barazimin 1:1 të ‘Dardanëve’ në Podgoricë, kundër Malit të Zi.
Një depërtim i mirë në zonë nga Zeneli, solli edhe golin e vetëm të Kosovës në këtë ndeshje, që luante në një nivel dukshëm më të lartë sesa vendasit malazez.
Reprezentuesi kosovar në minutën e 38-të u lëndua rëndë pasi ka këputur ligamentet e gjurit të këmbës së djathtë. 24-vjeçari e lëshoi fushën me lot në sy pasi e kuptoi se bëhej fjalë për një lëndim të rëndë të pësuar.
Me të përfunduar ndeshja, Zeneli është nisur në drejtim të Prishtinës për t’i bërë kontrollet e detajuara mjekësore. E pas kontrolleve mjekësore, Telegrafi ka mësuar se sulmuesi ynë do të mbetet jashtë fushave për nëntë muaj.
Me këtë mungesë të gjatë, Zeneli do të humbiste eliminatorët për Euro 2020, ku Kosovën e presin edhe shumë ndeshje të rëndësishme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.