×
  • Sport
  • Sport

    Sulmuesi Rashford mbetet jashtë fushës deri në tetor

    Reporteri
    14 Korrik 2021 | 9:57

    Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, mund të mos luajë futboll deri në fund të tetorit, pasi ka vendosur ta operojë krahun e lënduar.


    Rashford, 23 vjeç, iu nënshtrua testeve të martën pasi ishte penguar nga ky lëndim kah fundi i sezonit 2020/21.

    Mjekët e tij kanë vendosur që operacioni është i nevojshëm, sepse vetëm pushimi nuk është i mjaftueshëm për ta shëruar një dëmtim kaq të rëndë.

    Prandaj, sulmuesi i Anglisë mund të operohet menjëherë.

    Rashford pritet të mungojë 12 javë, që do të jetë një goditje e rëndë për trajnerin e Unitedit Ole Gunnar Solskjaer dhe planet e tij për fillimin e sezonit të ri.

    Rashfordi i shënoi 11 gola në 37 ndeshje në Premierligë sezonin e kaluar, por nuk ia doli të ketë ndikim të madh në ekipin kombëtar të Anglisë në Euro 2020.

    Ai luajti vetëm 84 minuta gjatë gjithë turneut dhe e humbi penalltinë vendimtare në finalen e humbur nga skuadra e Gareth Southgate kundër Italisë midis Wembley.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!