Klubi futbollistik Llapi ka arritur t’i sigurojë shërbimet e qendërsulmuesit me përvojë, Sava Gardasevic.
Ditën e sotme (e martë), sulmuesi nga Podgorica ka nënshkruar kontratë që do ta mbajë atë pjesë të Llapit në edicionin e ardhshëm dhe me opsion të rinovimit edhe për një edicion tjetër.
27-vjeçari ka një karrierë të mirë pas vetës duke numëruar kështu mbi 109 ndeshje për skuadrat nga Mali i Zi.
Karrierën e tij si futbollist, Gardasevic e ka filluar tek Buducnost Podgorica, ndërsa është paraqitur edhe për skuadrat tjera nga Mali i Zi si: FK Mornar Bar, FK Decic Tuzi e së fundmi tek Kom Podgorica, ku në 52 paraqitje arriti të realizoj 16 gola.
Vlen të cekët se tashmë sulmuesi i Llapit ka qenë edhe reprezentues i Malit të Zi për grupmoshën U19.
“Sava Gardasevic menjëherë pas nënshkrimit të kontratës me Llapin është vënë nën urdhrat e trajnerit, Tahir Batatina, i cili shpreson se ai do të jetë formula e shënimit të golave për edicionin e ri të Superligës”, thuhet në njoftimin e klubit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.