×
  • Sport
  • Sport

    Super Ibrahimoviç shënon me gërshërë, ia siguron 3 pikë të mëdha Milanit

    Reporteri
    01 Nëntor 2020 | 14:29

    Milani është rikthyer te fitoret pas barazimit ndaj Romës 3-3 dhe ka triumfuar në udhëtim te Udinese.


    Në një ndeshje jashtëzakonisht të vështirë, Milani triumfoi me rezultat të ngushtë 1-2.

    Rossonerët e gjetën golin e epërsisë në minutën e 18-të, kur Zlatan Ibrahimovic asistoi bukur te Franck Kessie i cili shënoi për 0-1.

    Me epërsinë minimale të mysafirëve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.

    Por me të filluar pjesa e dytë vendasit fituan penallti, të cilën në gol e shndërroi Rodrigo de Paul për të barazuar shifrat në 1-1.

    Milan vazhdoi të dominonte në ndeshje, ku në minutën e 83-të gjetën edhe golin e fitores.

    Ishte Zlatan Ibrahimovic që shënoi një gol të bukur me gërshërë për t’i dhënë tri pikë të reja Milanit.

    Me këtë fitore Milani vazhdon të kryesoj i vetëm në Serie A, ku pas gjashtë ndeshjeve ka grumbulluar 16 pikë.

    Ndërkohë Udinese mbetet në vendin e 18 në tabelë me vetëm tri pikë.

    Ndeshjen e radhës Milani e luan në San Siro përballë Veronës, ndërsa Udinese luan në udhëtim te Sassuolo.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!