×
  • Sport
  • Sport

    Super Loriana Kuka, shpartallon britaniken Katie Brown dhe marshon në çerekfinale

    Reporteri
    24 Qershor 2019 | 11:06

    Xhudistja kosovare, Loriana Kuka, e ka nisur për mrekulli rrugëtimin e saj drejt medaljes së artë në Lojërat Evropiane Minsk 2019.


    Kuka në këto gara garon në kategorinë deri në 78 kilogramë, dhe e ka nisur për mrekulli rrugëtimin.

    Meqë raundin e parë e kaloi pa kundërshtare, Kuka në raundin e dytë/duelin e parë u përball me britaniken Katie – Jemima Yeats – Brown.

    Kosovarja arriti që me sukses ta kalonte këtë pengesë, duke fituar në ‘Golden Score’ dhe tani ka kaluar në fazën çerekfinale, ku shpresojmë të mbaj ritmin e njëjtë.

    Në këtë fazë, Loriana do të ketë përballë garuesën nga Holanda, Guusje Steenhuis.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!